Site icon

Pushtuan rrugët me flamuj në dorë, si e përjetuan tifozët argjentinas penalltinë që vulosi fitoren

Argjentina ia doli të triumfojë 4-2 me penallti ndaj Francës, pas 120 minutash dramatike në “Lusail Stadium”, të cilat u mbyllën në barazim 3-3.Ajo që vulosi triumfin dramatik të kombëtares “albiçeleste”, ishte penalltia e Montiel.

Ndërkohë në rrjet është duke qarkulluar një video emocionuese në një rrugë në Buenos Aires. Një person i cili po lëvizte me biçikletë ka filmuar momentin e shpërthimit të argjentinasve pasi Montiel shënoi gol.

Ata kanë dalë menjëherë në rrugë me flamurin duke festuar si të çmendur, teksa rrugët u mbushën menjëherë plot.

Exit mobile version