Site icon

Putin “ka vrarë” mbi 50,000 delfinë në Detin e Zi që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Që nga nisja e luftës në Ukrainë e deri më sot, Rusia ka vrarë mbi 50 mijë delfinë në Detin e Zi.

Lajmin e bejne te ditur mediat e huaja të cilat citojnë një ekspert, biologun ukrainas Ivan Rusev, një doktor i ekologjisë në Parkun Natyror Kombëtar të Tuzly Laguns në Ukrainën jugore, i cili tha se në korrik se rreth 5,000 delfinë kishin ngordhur, sipas mediave të huaja.

Përmes një postimi në Facebook, ai shpjegoi se flota ruse e Detit të Zi ndikon në aftësitë e eko-lokimit dhe navigimit të delfinëve. Delfinët e çorientuar më pas mund të godasin objekte në det, si minat, osë të lëndohen.

Javën e kaluar, Rusev rivlerësoi shifrën e tij prej 5,000 dhe arriti në përfundimin se numri i delfinëve të ngordhur ka shumë të ngjarë të jenë më tepër.

Sipas Iniciativës së Anketimit ACCOBAMS (ASI), në vitin 2021 Deti i Zi ishte shtëpia e të paktën 253,000 delfinëve. Kjo do të thotë se Putini mund të ketë zhdukur 20% të popullsisë së përgjithshme.

Exit mobile version