Site icon

Qëlluan dje me thikë një 18-vjeçar në Tiranë, policia në kërkim për kapjen e dy autorëve

Policia e Tiranës është duke punuar për kapjen e dy autorëve të cilët ditën e djeshme qëlluan me thikë një 18 vjeçar, me iniciale B.C në rrugën Sami Frashhëri.

Autorët e dyshuar janë shtetasit me iniciale A.M 20 vjeç dhe një 17 vjeçar, të dy banues në Tiranë. Mësohet se i plagosuri ka marrë mjekim dhe më pas është larguar drejt banesës së tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, për një shtetas të mitur 17 vjeç, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. M., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Sami Frashëri”, kanë goditur me mjet prerës shtetasin B. C., 18 vjeç, i cili pasi ka marrë mjekimin në spital është larguar në banesë.

Exit mobile version