Site icon

Qeveria rikthen fashat energjitike, familjet që konsumojnë mbi 700 kv/orë do paguajnë më shtrenjtë

Pas rritjes së çmimit të naftës, produkteve të shportës, një numri të konsiderueshëm familjesh do t’u duhet të paguajnë më shumë edhe për energjinë elektrike që konsumojnë në banesat e tyre.

Qeveria e Edi Ramës pritet të rikthejë fashën e energjisë edhe për konsumatorët familjarë.

Fashat e energjisë të përdorura më parë nga qeveria e djathtë, të majtët e cilësonin si një metodë e cila lë hapësira për abuzim, por për të mbledhur më shumë para, qeveria e Edi Ramës ka reflektuar duke e cilësuar këtë mënyrë si një mundësi për të shtuar të ardhurat në arkën e shtetit.

Kush ka të ardhura më të larta e paguan më shumë energjinë.

Balluku: Nuk kemi ndonjë synim në të pasur dhe të varfër. Kryeministria I referohet përdoruesve më të mëdha të kilovat orëve. Ne jemi në përfundim të një analize të thellë për të dalë në përfundimin se sa kilovat orë i duhen një familjeje për të pasur një konsum normal. Flasim për fashën e familjarëve dhe jo të biznesit të vogël. Fasha shkon 700 kilovat orë, konsiderohet një konsum normal. Ende nuk është marrë një vendim, por po jua them si shifër. Kush harxhon më shumë se 700 kilovat orë do të paguhet me çmim më të lartë.

Ndërsa për të lëvizur me mjetet e transportit publik ndërqytetas, qeveria ka marrë vendim që udhëtarët do të duhet ta rezervojnë biletën online.

Exit mobile version