Site icon

Rama promovoi hotelin e parave të pista të Ymer Lalës? Akuzohet se porositi vrasjen e Maks Lalës, për trafiqe dhe krim zgjedhor

Tre ditë më parë, kryeministri Edi Rama promovoi një bujtinë në fshatin Muhurr të Peshkopisë, si shembull i investimit në turizëm me para djerse.

Në fakt bujtina është një hotel luksoz me vlerë disa milionë euro.

Rama tha se investimi është bërë nga disa shqiptarë me paratë që kanë fituar në emigrim, duke mos përmendur me emër investitorin.

“Buzë lumit Drin, në fshatin Muhurr të Peshkopisë, një bujtinë e bukur gati të hap dyert së shpejti, falë një tjetër investimi shqiptarësh të kthyer nga emigrimi, që duke i kthyer kursimet në bujtina mikpritëse e pa taksa, në tokën e gjyshërve të tyre, nxjerrin shumë më tepër të ardhura sesa nga vazhdimi i punës për llogari të dikujt tjetër në tokë të huaj”.

Vlera e lartë e investimit dhe fshehja e investitorit ka ngritur dyshime të forta.

Mos vallë hoteli është ndërtuar nga Ymer Lala, me para të pista?

Në fakt kështu mendojnë disa nga komentuesit në postimin e Ramës, ku promovon bujtinën.

Sipas tyre, pas investimit qëndron Ymer Lala, pjesë e rrethit të ngushte tw Edi Ramës për krime zgjedhore, qarkullim parash të dyshimta, vrasje, ndarje pushteti, trafiqe narkotike, trafiqe deputetësh etj.

Ymer Lala, është akuzuar nga i penduari i SPAK-ut, Luftar Reçi se ka porositur vrasjen e Maks Lalës, të cilin më parë e kishte përdorur për trafiqe dhe punë të tjera të paligjshme.

Lala doli si protagonist në dosjen 184 të vjedhjes së votave në Dibër në vitin 2016. Nga përgjimet, rezulton se Rama thërret në takim Ymer Lalën, ku bëjnë pazare për zgjedhje. Në këmbim, Lala merr benefite dhe poste nga Rama.

SPAK ende nuk ka nisur një hetim se nga buron pasuria e Ymer Lalës, çfarë pasurish ka në emrin e tij dhe në emër të familjarëve.

Exit mobile version