Pas 3 orëve mbledhje të ‘Rithemelimit’ në selinë blu, ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi raportin e DASH për vendin tonë si një dokument të vyer që po pasqyron korrupsionin dhe bandat kriminale të lidhura me qeverinë.
Berisha deklaroi se janë shumë dosje që tregojnë mosfunksionimin e sistemit të drejtësisë, dhe se Shqipëria mund të kthehet në problem madhor në Strasburg pasi njerëzit duke mos gjetur zgjidhje dot këtu do të drejtohen në atë Gjykatë.
Berisha: Ju nuk keni ndjekur Berishën, isha në emisionin ‘Bardh e Zi’, unë e vlerësoj shumë raportin dhe mendoj se ka trajtuar në mënyrë objective problemet madhore të këtij vendi, ka bërë një radiografi të plotë, në rrafshin e korrupsionit, të të drejtave të njeriut dhe luftës kundër kriminialitetit.
E shoh si dokument shumë të vyer dhe të dobishëm, pasqyron problematikën e madhe të Inceneratorëve, është çështje që mbart veprimtari kriminale.
E vërteta është që me 100 e ca mijë dosje, të paktën 30 mijë shqiptarë mund të mos marrin kurrë vendimin nga drejtësia shqiptare dhe dhjetëra të tjerë e marrin në një kohë që nuk shërben më. Problemet janë ngritur në mënyrën më të fuqishme nga 2016 e deri sot, ne kundërshtonim vettingun sepse na asgjësoi shtetin ligjor, po vijonte këtë katastrofë dosjesh dhe shumë shpejt Shqipëria do bëhet problem madhor në Strasburg se qytetarët do drejtohen atje.