Site icon

Rast korruptiv: Kryebashkiakja e Durrësit u jep 4 milionë USD dy shoqeve të Gjushit

Lëvizja e parave drejt xhepave të klientelës së vjetër konfirmon edhe një herë se kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, është një kukull në duart e klaneve të korrupsionit, krimin dhe Vangjush Dakos, pjesë e listës së zezë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas një pauze gati dyvjeçare, Emirjana Sako dhe rrethi i saj në bashki, kanë nisur të kanalizojnë paratë e bashkisë drejt llogarive të ish klientëve të Vangjush Dakos.

Me urdhër nga lart, ndoshta edhe me shantazh, Emirjana Sako ka bërë letrat për tre tendera me vlerë rreth 4 milionë USD, për Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën, të njohura si dy shoqet e Gjushit.

Të tre tenderat për rikonstruksion pallatesh dhe njësish të Bashkisë së Durrësit janë finalizuar ditët e fundit, ku SPAK është ende në kohë për të ndërhyrë para se të ndahen paratë.

Që të tre tenderat janë dukshëm korruptive dhe klinetelistë, pasi nuk ka pasur garë.

Emirjana Sako është urdhëruar që tenderat të paracaktohen për kompaninë e ndërtimit “RAJLI NDERTIM”, në pronësi të Enkelejda Gojashit dhe Lediana Matës. Ndaj dhe tenderat konsiderohen me flamur të kuq, pasi janë produkt pazari, ryshfeti dhe korrupsioni.

Në ortakëri me dy shoqet e Gjushit ka hyrë edhe ujku i vjetër i tenderave Paqsor Buzi, një përfitues i madh i parave publike, gjithnjë në heshtje dhe në hije.

Paqsor Buzi është kontraktori më i madh i qeverisë në projektet e Rilindjes Urbane, parme kompanisë së ndërtimit G.P.G.

Buzi është arrestuar në vitin 2020 si pjesë e një grupi biznesmenësh që dyshohet se janë përfshirë në një skeme mashtruese me tatimin mbi vlerën e shtuar, TVSH, por ai arriti të dilte shumë shpjet nga burgu dhe më pas të mbyllte dosjen me lehtësi.

Paqsor Buzi konsiderohet si zbatuesi kryesor i skemës së korrupsionit madhor të Bablokut me Rilindjen Urbane.

Dosja është më e rëndë se sa e inceneratorëve, CEZ dhe ARMO. Kjo ndoshta mund të jetë edhe arsyeja se pse Edi Rama mund të ketë dërguar me urgjencë Sokol Ballën në Top Channel për të bllokuar publikimin e investigimit për korrupsionin me Rilindjen Urbane.

Exit mobile version