Real Madridi ka shfaqur interes për yllin e sulmit të Totenhemit, Son Heung-min.
Gjermania “Sport1” raportonte këtë javë se kampionët e Europës janë vendosur në gjurmët e sulmuesit koreano-jugor, pavarësisht se ai firmosi një kontratë të re 4-vjeçare me “Spërsat” vitin e shkuar.
Interesi i spanjollëve për 30-vjeçarin, i cili luan prej 7 vitesh në Londër, mund të bëhet konkret që në merkaton e janarit, për të vijuar më pas në verën e 2023-shit nëse do ta kenë të pamundur për ta transferuar më parë.
Një burim anonim që citon “Sport1”, konfirmon gjithashtu se Son po mendon seriozisht largimin nga Totenhemi. Ai dhe Kejn do të mendojnë largimin në rast se trajneri Konte nuk rinovon.

