Site icon

Rigjeti rrugën e rrjetës, Lautaro Martinez: Interi është rikthyer, goli erdhi kur nuk e prisja

Lautaro Martinez e ndër preu thatësirën që e kish te pushtuar këtë sezon dhe specifikisht në Champions Legaue, në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit të Interit.

Argjentinasi, që nuk shënonte prej transfertës ndaj Liverpulit në fazën e 1/8-ave në sezonin e shkuar, që ishte edhe i vetmi i tij në 14 ndeshjet e fundit në këtë kompeticion, ishte autori i golit të dytë të zikaltërve ndaj Barçës, që u dha përmbysjen e përkohshme.

Pa i fshehur emocionet, sulmuesi ka folur në përfundim për përjetimet e golit, por edhe për ndjesinë që kjo fitore ka përcjellë tek e gjithë skuadra.

GOLI – “Kam përjetuar një lumë emocionesh, pasi kemi përballuar një skuadër shumë të fortë, me kaq shumë tifozë të tyre dhe unë dua të falënderoj tifozët tanë që kanë udhëtuar deri këtu. Pastaj mbërriti goli, kur më pak e prisja dhe patjetër që u lumturova shumë, edhe pse ai moment kur topi kaloi nga një shtyllë te tjetra, më janë dukur 5 minuta. Shënoj gjithmonë në transfertë? Nuk e di nëse ka një shpjegim për këtë, është e çuditshme, por ndeshje të tilla janë shumë të bukura dhe është e rëndësishme t’i përballosh me personalitet. Gjithsesi jam shumë i lumtur edhe për golin që shënoi Gosens, e meritonte, është shumë i rëndësishëm për ne”.RIKTHIMI I INTERIT – “Shpresojmë që Interi të jetë rikthyer. Duhet të vuajmë të gjithë bashkë, duke nisur nga ne sulmuesit. Sot kemi bërë një ndeshje të madhe, e kemi biseduar prej javësh mënyrën si duhet ta përballonim dhe zemrën që duhet të vendosnim në një ndeshje të tillë. Po bëjmë mirë, sa herë që Interi vendos zemrën në lojë, gjërat shkojnë si duhet dhe tani duhet vetëm të vazhdojmë”.

Exit mobile version