Site icon

Ronaldo kërkon largimin nga Arabia Saudite, gati rikthimi i bujshëm te Reali i Madridit

Një lajm i bujshëm ka ardhur së fundmi nga “El Nacional”, e cila raporton një rikthim të bujshëm të Kristiano Ronaldos te Reali i Madridit.

Portugezi kërkon që të largohet sa më shpejtë nga Arabia Saudite, aty ku ende nuk po shkëlqen me Al-Nassr.

Gjithsesi ky rikthim nuk është si një lojtar, por si një ambasador i klubit, gjë që do t’i sillte atij tërheqjen nga futbolli.

Siç bëjnë me dije mediat, Ronaldo ka shprehur pëlqimin ndaj kësaj ideje dhe mund të jetë gati ta pranojë.

Exit mobile version