Site icon

Ronaldo u shpall më i miri i ndeshjes, shikoni çfarë ndodhi mes tij dhe Ramosit në tunel

Kristiano Ronaldo është shpallur lojtari më i mirë i takimit në miqësoren e luksit mes një seleksioni arab dhe Paris SG-së, i zhvilluar në Riad.Takimi u fitua nga kampionët e Francës me shifrat 4-5, por Ronaldo ka qenë protagonisti i mbrëmjes. Portugezi ka shënuar dy gola për skuadrën e tij duke u shpallur në këtë mënyrë dhe lojtari i ndeshjes.

Ndërkohë, që si para ashtu dhe pas ndeshjes nuk kanë munguar batutat e tij me disa prej lojtarëve të Paris SG-së. Mediat spanjolle kanë fiksuar një moment, kur Kristiano ka qenë duke shkëmbyer disa batuta me mbrojtësin e PSG-së, Serxho Ramos, me të cili kanë luajtur për vite me radhë në Madrid te Reali.

Exit mobile version