Site icon

Rrëfimi i Dele Ali, flet mamaja biologjike: Jam e tronditur, nuk e dija që djali im ishte abuzuar! Më vjen shumë keq…

Pak ditë më parë, ish-ylli i Totenhemit Dele Ali u shfaq në një rrëfim ndryshe me legjendën e Mançester Junajtid, Geri Nevil.

Ai deklaroi se nënën e ka pasur të alkoolizuar, se ishte adoptuar më pas nga një familje tjetër dhe gjithashtu se ishte dërguar në Afrikë për t’u disiplinuar. Pas kësaj nëna e tij biologjike, Denise ka dhënë një deklaratë për “The Sun” teksa shprehet se nuk ka ditur asgjë prej atyre që ka deklaruar Dele Ali.

“Nuk kam mundur t’i ndaloj lotët prej momentit kur dëgjova intervistën e Dele dhe faktin që ishte abuzuar në moshën 6-vjeçare. Nuk e dija kurrë që ai ka vuajtur të tilla ngacmime. Më vjen shumë keq, sidomos nëse dikush që unë i kam besuar dhe e kam lejuar të futet në shtëpinë time ka bërë gjeste të shëmtuara duke tradhëtuar besimin tim. Nuk mund ta shpreh dot me fjalë trishtimin që ndjej në këto momente, për momentin nuk kam asnjë kontakt me djalin tim dhe shpresoj të kem shansin që ta shoh përsëri”, u shpreh Denise.

Rrëfimi i Dele Ali: Shoku i mamasë ka abuzuar seksualisht me mua! Jam detyruar të shes drogë, më varën poshtë urës

Exit mobile version