Site icon

“Rritje e pastrimit të parave gjatë 2022”, kreu i SPAK bën bilancin: 12 çështje të reja me burim kallëzimi nga juridiksione të huaja

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka raportuar para KLP ditën e sotme për veprimtarinë e organit që drejton gjatë vitit 2022.

Sipas tij, gjatë vitit që lamë pas, është parë që rastet e pastrimit të parave, kanë qenë në rritje, ndërsa po ashtu gjatë 2022 janë regjistruar 12 çështje të reja, të kallëzuara nga juridiksione të huaja.

“SPAK ka demonstruar se rastet për pastrim parash janë në rritje. Në 2022, 12 çështje të reja, çështje me burim kallëzimi nga juridiksione të huaja. SPAK i ka kushtuar vëmendje të veçantë veprave penale në trafik narkotikësh apo terrorizmit. Janë rritur me 30% çështjet për korrupsion. Po ashtu prokurorët u janë nënshtruar disa trajnimeve të rëndësishme”, u shpreh ai.

Exit mobile version