Autoritetet e Moskës e kanë zgjatur vitin aktual shkollor në Mariupol deri në fund të verës në mënyrë që të përgatisin nxënësit ukrainas për kurrikulën ruse, tha në Telegram këshilltari i presidentit të Ukrainës, Petro Andriushchenko.
“Okupatorët kanë njoftuar zgjatjen e vitit shkollor deri më 1 shtator. Nuk ka pushime,” tha ai, sipas Ukrainska Pravda.
“Qëllimi i tyre kryesor është të çukrainasizojnë nxënësit e shkollave dhe t’i përgatisin ata për kurrikulën ruse që do të duhet të studiojnë vitin e ardhshëm shkollor.”
“Gjatë gjithë verës, ata do të duhet të studiojnë gjuhën ruse, letërsinë, historinë dhe matematikën në rusisht,” tha Andriushchenko.
Mariupoli konsiderohet të jetë nën kontroll të plotë nga trupat ruse që nga java e kaluar kur ushtarët e fundit ukrainas u dorëzuan nga fabrika e çelikut Azovstal.

