Site icon

Salillari 300 mijë ryshfet për t’i shpëtuar arrestimit, si u tërhoq urdhri i prangosjes për korrupsion, afera me tendera dhe ndërtim në zonën e mbrojtur

300 mijë euro ryshfet ka kushtuar tërheqja e një urdhri për arrestimin e oligarkut Pëllumb Salillari për korrupsion, afera me tenderat, ndërtim pa leje dhe ndërtim në zonë të mbrojtur.

Bashkë me Salillarin kanë kanë shpëtuar nga arrestimi edhe bashkëpunëtorët e tij, kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari, inxhinieri i urbanistikës së bashkisë Ferdinat Putro, i cili ka qenë edhe inxhinier i Salillarit dhe tre anëtarë të KVO-së pranë Bashkisë Kuçovë, të cilët shpallën Salillarin fitues të tenderit korruptiv për ujësjellësin për fshatrat Lumas, Pëllumbas, Bardhaj, Vodës dhe Koridëz.

Me 25 dhjetor të vitit 2021, prokurori i SPAK-ut, Ervin Kondili, ka firmosur urdhrat e ndalimit të Salillarit dhe të grupit të tij me natyrë kriminale.

Sapo lajmi iu dha Edi Ramës para se urdhrat t’i shkonin policisë për zbatim, ka pasur lëvizje intensive mes oligarkëve, lobime dhe ndërhyrje të fuqishme për të shpëtuar Salillarin.

Nga informacione pranë Salillarit rezulton se oligarku Salillari ka dhënë 1 milionë euro për të anuluar urdhrin e arrestimit.

700 mijë euro kanë humbur në duart e sekserëve dhe vetëm 300 mijë euro kanë shkuart në duart e personit që ka anuluar urdhrin e ndalimit të Salillarit.

Pas këtij operacioni korruptiv, dosja e Salillarit ka shkuar në Prokurorinë e Beratit. SPAK vetëm ka konstatuar se Salillari ka kryer punime në zonën e mbrojtur, Kanioni i Sinecit, në Lumas të Kuçovës, Qarku Berat.

Bëhet fjalë për dosjen e ndërtimit të paligjshëm të ujësjellësit mbi kanionin e lumit Sinec të Lumasit, që është një Zonë e Mbrojtur.

Sipas kallëzimit të 123 banorëve të Lumasit, kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari ka miratuar një leje ndërtimi të një ujësjellësi në Kanionin e Lumit Sinec, që sipas tyre, është zonë e mbrojtur dhe e shpallur monument Natyre, me vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 2002.

Tenderin mbi 4 milionë euro e ka marrë me paracaktim Salillari, duke kontraktuar për punimet kompaninë gantazmë me 3 punëtorë ‘FLED’.

Së pari, ujësjellësi është i panevojshëm, pasi banorët e fshatrave kanë 7 ujësjellësa.

Së dyti tenderi ishte qokë për Salillarin, pea një aferë flagrante korruptive mes Salillarit dhe Kreshnik Hajdarit.

Së treti, zona është e mbrojtur me ligj dhe nuk lejohet asnjë ndërhyrje.

Pasi i shpëtoi arrestimit, Salillari vijoi avazin duke ndërtuar një shtesë pa leje në pallatin me spërfaqe 1200 m2 në Tiranë, ndërsa merr çdo javë tendera korruptivë me vlerë miliona euro.

Salillari do të blejë shtesën pa leje falë njē vendimi të posaçëm të qeverisë për amnistimin e oligarkëve që kanë ndërtuar pa leje.

Për ndërtimin pa leje, ndaj Salillarit është referuar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës, dosje të cilën oligarku pritet ta mbyllë me pak para.

Exit mobile version