Site icon

Sëmundja që rrezikoni nëse nuk ushqeheni në mëngjes

Një studim konfirmon dhe njëherë rëndësinë që ka konsumi i vaktit të mëngjesit. Shkencëtarët nga Shkolla e Shëndetit Publik të Universitetit të Harvardit kryen një studim në të cilin morën pjesë 26 mijë burra mbi 45 vjeç, të cilët nuk kishin probleme serioze shëndetësore.

Pasi shkencëtarët shikuan të gjithë faktorët e mundshëm të rrezikuar për probleme serioze kardiovaskulare, arritën në përfundimin se anashkalimi i mëngjesit rrit rrezikun e sulmit në zemër dhe vdekjen nga sëmundjet e rënda të zemrës me 27 përqind.

Exit mobile version