Site icon

SHBA/ Një javë pas masakrës në Teksas, regjistrohet një tjetër ngjarje e rëndë në Oklahoma

Katër persona janë vrarë nga të shtënat në një spital në Tulsa, Oklahoma.

Oficerët e policisë konfirmuan se autori i ngjarjes  i cili ishte armatosur me pushkë dhe pistoletë, ishte gjithashtu i vdekur.

Polica mbërriti në vendngjarje të mërkurën pasdite në Spitalin St Francis për tre minuta, duke bërë që numri i viktimave të mos ishte i lartë.

Gjithashtu janë konfirmuar shumë persona të lënduar, shtuan zyrtarët.

Duke foluar në nëj konferencë për shtyp të mërkurën, zëvëndës shefi i policisë Eric Dalgleish tha:

”Tani për tani kemi katër civilë të vrarë dhe autorin e ngjarjes. I dyshuari kishte me vete një pushkë dhe një pistoletë që u gjetën në vendin e ngjarjes’ shtoi Dalgleish.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me motivin e sulmit.

Duke folur për ABC News, kapiteni Richard Meulenberg tha se në kohën kur policia mbërriti në kampusin mjekësor ata panë disa njerëz të plagosur dhe disa prej tyre të vrarë.

 

Ishte një “skenë katastrofike”, tha ai.

Presidenti i SHBA Joe Biden është informuar për të shtënat në Tulsa, thanë gjithashtu zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë në një deklaratë.

Kjo ngjarje e rëndë në Oklahoma vjen një javë pas masakrës në Teksas ku një 18 vjeçar i armatosur vrau 19 fëmijëve dhe dy mësues në një shkollë.

Exit mobile version