Site icon

Sherr me thika mes emigrantësh në Itali, ndërron jetë 45-vjeçari shqiptar

Një sherr brutal me thika ka ndodhur në Itali, ndërsa është regjistruar një viktimë. Ky i fundit është një 45-vjeçar nga Kosova.

Një grup emigrantësh shqiptarë janë përfshirë në një konflikt verbal e fizik që më pas përfundoi me nxjerrjen e thikave dhe një viktimë.

Sipas mediave italiane ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 12 tetor, në qarkun e Fierës në Treviso.

Disa nga personat e përfshirë në përleshje kanë marrë plagë të rënda, ndërsa të tjerët janë larguar nga vendngjarja.

Nuk dihen ende shkaqet e sherrit, teksa policia italiane po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Exit mobile version