Site icon

Shkarkuan ish-futbollistin e Arsenalit, ja kush pritet që të ulet në pankinën e skuadrës angleze

Në ndeshjen kundër Arsenalit, në stolin e Kristal Palasit ishte ulur Patrik Mekarti. Një rol i përkohshëm pas shkarkimit të Vierasë, që pasoi humbjen me Brajtonin.Dy javët e ndalesës do të jenë mjaftueshëm për drejtuesit e Palasit, të cilët po shqyrtojnë kandidaturat e mundshme për stolin dhe për të shpëtuar nga rënia prej kategorisë.

Të shumtë kandidatët për rolin delikat, por me gjasë “Shqiponjat” do t’i besohen veteranit Roi Hodson, i cili është pa skuadër që pas mbylljes së raportit një vit më parë me Uotfordin.

Exit mobile version