Site icon

Shkëmbim në aksin Milano-Barcelonë, katalanasit i ofrojnë Kesin Interit për titullarin e mesfushës

Interi vazhdon të jetë në ndjekje të Frenki Kesi, i cili nuk po gjen hapësirat e nevojshme te Barcelona.Kjo e fundit duket se ka ndërruar mendje sa i përket mesfushorit nga Bregu i Fildishtë, që nuk do ta lejojë të lirë kaq lehtë pas golit të shënuar me Realin.

Siç raporton “Corriere dello Sport”, katalanasit do t’i kërkojnë në këmbim të mesfushorit Interin një tjetër mesfushor dhe bëhet fjalë për Marselo Brozoviç.Kroati mund të largohet gjithashtu nga zikaltërit në fund të sezonit dhe Barcelona kërkon të përfitojë nga kjo situatë.

Nëse Interi nuk do të pranojë këtë shkëmbim, atëherë katalanasit do ta huazojnë Kesin vetëm me detyrim blerje nga ana e zikaltërve.

Exit mobile version