Site icon

Shkodër, 10 mijë banorë pa ujë të pijshëm

Mungesa e ujit të pijshëm ka detyruar me dhjetëra banorë të Postribës, në Shkodër, që të dalin në protestë.

Banorët vijojnë protestat, duke pasur vetëm një prej kërkesave më të thjeshta: ujin e pijshëm.

Për lejen e kësaj guroreje ata bëjnë përgjegjës ish-ministrat e Mjedisit dhe Infrastrukturës, Lefter Kokën dhe Damian Gjiknurin, si dhe kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademin.

Ndërkaq, autoritetet lokale japin një përgjigje të mjegullt, ku ende nuk është përcaktuar nëse shkaktari i kësaj situate është gurorja apo shiu që turbullon burimin e ujësjellësit.

Duket se mungesa e ujit të pijshëm do të detyrojë banorët e zonës që të vijojnë protestat, deri në një zgjidhje të kësaj problematike.

 

 

Exit mobile version