Site icon

Shkodër / Atentat Dedë Pllanajt, kushëriri i ‘kumbarit të drogës’ Bardhok Pllanaj që u vra në 2021

Shkodra nuk gjen qetësi. Mbrëmë, në Dobraç, Dedë Planaj ishte shenjestra e një ateantati. 60-vjeçari, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, u qëllua shtatë herë me armë zjarri pistoletë teksa ndodhej në karburantin ku punonte.

Mësohet se dy plumba e kapën në këmbë e krahë. Të shtënat me armë erdhën nga një person që ndodhej në një motor në ecje.

Dedë Pllanaj, është djali i xhaxhait të Bardhok Pllanajt, i njohur ndryshe si ‘kumbari i drogës’ më Shkodër, i ekzekutuar më 4 prill të vitit të kaluar. Dyshohet se pistat kryesore të atentatit janë hakmarrja dhe lidhja me kushëririn e tij Bardhok Pllnajn.

Si u vra Bardhok Pllanaj?

Më 4 prill të vitit 2021 biznesmeni Bardhok Bllanaj mbeti i vrarë si pasojë e një atentati. 40 plumba u shkrehën në drejtim të 46-vjeçarit Pllanaj në Dobraç të Ri në Shkodër.

Në momentin e ekzekutimit, Pllanaj, i njohur si “Kumbari” i drogës, ishte në lëvizje me automjetin e tij.

Autorët e kanë ndjekur që pranë Spitalit të Shkodrës ku kishte qenë më herët, ndërsa në 150 metrat e fundit pranë banesës kanë lëvizur paralel dhe është qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi.

Kush ishte Bardhok Pllanaj? 

I ekzekutuari në Shkodër, biznesmeni Bardhok Pllanaj ishte një emër i njohur për policinë. 7 vite më parë, i dyshuar si trafikant narkotikësh, Pllanaj arriti t’i shpëtonte policisë dhe u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku.

Ngjarje kjo e cila trazoi politikën katër vite më parë si një skandal i përmasave të mëdha, por që Frroku e mohoi një gjë të tillë.

Nga ana tjetër, ishte raporti i oficerëve të gjurmimit në sektorin e narkotrafikut ku shkruhet se ai ka lëvizur nga lokal “Antika” në Tiranë drejt Laprakës me automjetin “Audi” në pronësi të deputetit. 46-vjeçari ishte në kërkim policor në 2014-ën i dyshuar për trafik droge.

I njohur ndryshe si “Kumbari” i Shkodrës, Pllanaj mbahej në vëzhgim prej disa kohësh si i përfshirë në trafik droge për llogari të operacionit “Lugina Vilunit”, ku u sekuestruan rreth 804 kg drogë e lloji kanabis në momentin kur po tentohej të trafikohej drejt Italisë me gomone.

Droga u hodh nga trafikantët në det në vendin e quajtur Rana e Hedhun në Shëngjin pasi ata panë shërbimet e policisë. Koka i trafikut u dyshua pikërishit biznesmeni Bardhok Pllanaj.

Exit mobile version