Site icon

Shkoi në skenën e krimit për të raportuar vrasjen e një 20-vjeçareje, autori kthehet në vendngjarje qëllon për vdekje gazetarin dhe një 9-vjeçare

Një vajzë 9-vjeçare dhe një gazetar janë qëlluar për vdekje në Orlando të Floridas nga një i ri.

Ngjarja ndodhi afër një skene krimi që kishte ndodhur disa orë më parë dhe gazetari kishte shkuar për ta raportuar.

Një tjetër gazetar dhe nëna e vajzës u plagosën nga i njëjti autor.

Dy gazetarët e Spectrum News 13 po raportonin vrasjen e një vajze nga një 19-vjeçar, kur ky i fundit u kthye sërish në skenën e krimit.

Ai qëlloi në drejtim të reporterëve, si edhe nënë e bijë. Nga sulmi me armë mbetën të vdekur njëri prej gazetarëve, si edhe 9-vjeçarja. Autori i vrasjes së trefishtë është vendosur në pranga.

“Një 20-vjeçare ishte qëlluar për vdekje brenda një makine dhe gazetarët shkuan të raportonin ngjarjen. I dyshuari u rikthye në vendin e krimit dhe hapi zjarr ndaj tyre. Pasi qëlloi drejt gazetarëve, i dyshuari i armatorur, Keith Moses, 19 vjeç, hyri në një shtëpi aty pranë dhe qëlloi nënën me vajzën e saj”, tha policia.

Nëna është në spital në gjendje kritike. Autori kishte njohje me 20-vjeçaren, që u gjet e vdekur brenda në makinë.

Exit mobile version