Site icon

Shkollat me porta të hapura për fushatat partiake, gjoba qesharake që i vendosi KQZ drejtorit në Kukës: 5 mijë lekë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë vendimin sot mbi disa ankesa të bëra nga “Qëndresa Qytetare” në lidhje me procesin zgjedhor të 25 Prillit.

Në fund të mbledhjes KQZ ka gjobitur me 5 mijë lekë drejtorin e shkollës së mesme “Shën Meri” në Kukës.

Pas denoncimit të organizatës “Qëndresa Qytetare”, Ilirjan Celibashi në mbledhjen e sotme vendosi dënimin e gjobë të drejtorit, pasi lejoi aktivitetin politik brenda oborrit të shkollës të Gerta Durakut, kandidate në zgjedhjet e 25 prillit, aktualisht deputete e PS-së.

Ilirjan Celibashi u shpreh se vetë drejtori i shkollës e pranoi se aktiviteti partiak ishte zhvilluar brenda oborrit të institucionit arsimor që ai drejton, dhe tashmë drejtori do të përballet me gjobën qesharake.

“Në lidhje me ankimin pr aktivitetin e kandidates së zonja Gerta Duraku, rezultoi i provuar pretendimi, sipas të cilit është zhvilluar në ambientet e shkollës Shën Mëri Kukës. Në zbatim të Kodit Zgjedhor, ky aktivitet është i ndaluar, edhe vetë drejtori i shkollës e pranoi faktin se aktiviteti është zhvilluar në territorin e shkollës. Kqz merr masën dënim me gjobë për drejtorin e shkollës Shën Mëri me vlerë 5 mijë lekë”, u shpreh Celibashi.

Exit mobile version