Site icon

Shpërthimi i mjetit të prokurorit/ KLP: Atentat terrorist ndaj sistemit të drejtësisë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë reagoi pas shpërthimit të makinës së Prokurorit Arjan Muça.

KLP shpreh me indinjatë sulmin i cili sipas tyre synon të cënojë sistemin e drejtësisë penale kundër krimit

“Në pritje të përfundimit të hetimit, të cilit e presim me padurim, ajo që ka ndodhur dje mbrëmë në Tiranë duket si një sulm i shënjestruar ndaj prokurorit për shkak të funksionit të tij. Si i tillë, ky sulm përbën një akt të papranueshëm që synon të intimidojë prokurorin dhe të cënojë mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë penale në luftën kundër krimit.”

Exit mobile version