Site icon

Shtatë deputetë me probleme, i fundit Alqi Bllako, Rama nervozohet me gazetarët kur ia kujtojnë

Urdhër arresti nga SPAK për Alqi Bllakon duket se i ka ndryshuar çehren Edi Ramës, pasi ky është i 7-të deputet i cili në radhët e PS me që kanë probleme me ligjin.

Kryeministri ndryshe nga radhët e tjera pas mbledhjes së Kryesisë nuk ka dalë duke bërë batuta me gazetarët, por përkundrazi ai është treguar nervoz me ta e madje nuk ka kursyer as këshillat e riedukimit për reporterët, të cilët disa herë e kanë vënë ‘me shpatulla pas murit’ duke e pyetur në lidhje me aferën e incineratorëve.

Bllako nuk është i vetmi person i cili pritet të arrestohet nga SPAK si i përfshirë në aferën e incineratorëve, pas pak muaj më parë në pranga ra edhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.

Po ashtu ish-ministri i Brendshëm, Saimi Tahiri, është dënuar me 3 vite e 4 muaj pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

7 deputetët e PS me probleme me ligjini.

1. Armando Prenga 2015

2. Arben Ndoka 2018

3. Tom Doshi 2015

4. Mark Frroku 2015

5. Saimir Tahiri

6. Lefter Koka hoqi dorë nga mandati i deputetit

7. Alqi Bllako

Exit mobile version