Një katërshe gjyqtarësh shqiptarë me kryesor Enea Jorgjin dhe asistentë të tij Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, si dhe gjyqtar të katërt Juxhin Xhaja, vendosën drejtësi në ndeshjen e 1/8-ave të Ligës së Konferencës mes Fiorentinës dhe Sivasporit, takim ky që përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve.Gjyqtari nga Elbasani, u shfaq autoritar në këtë duel, teksa nuk u kursye në kartona si për vendasit ashtu dhe për miqtë. Gjatë gjithë takimit Jorgji dha gjithsej 7 kartona të verdhë dhe një të kuq.Pesë kartona të verdhë për Fiorentinën dhe dy të tilla për Sivasspor. Në fund të sfidës ai dha një karton të kuq për lojtarin e turqve Gradel në minutën e 94. Edhe pse sfida ishte e tensionuar Jorgji së bashku me asistentët e tij ishin në lartësinë e duhur për një nivel të tillë europian.
Shtatë kartonë të verdhë dhe një i kuq, gjyqtarët shqiptarë shkëlqejnë në sfidën e tensionuar të Ligës së Konferencës
![](https://infront-al.com/wp-content/uploads/2023/03/Enea-Jorgji-750x507-1.jpg)