Site icon

Shtrenjtimi i naftës, në Malësinë e Madhe tokat po punohen me kalë

Nuk janë pamje të vjetra arkiv. Nevoja i ka kthyer bujqit në Malësinë e Madhe të qarkut të Shkodrës thuajse gjysmë shekulli pas, duke punuar tokën me kalë.

Arsyeja, rritja e çmimit të naftës dhe pamundësia për të përballuar shpenzimet për ta punuar tokën me mjete të motorizuara.

Smajl Zeka, pranë të gjashtëdhjetave, e quan veten me fat që ka ruajtur pajisjet e plugimit të tokës me kal, ndërsa shprehet se si ai ashtu edhe kali kanë të dy punë të rëndë.

Atë mbështetje që Smajli nuk e gjeti te shtetit, e quan veten me fat që e ka gjetur tek kali. Edhe pse ky i fundit ka shpenzimet e veta, 60-vjeçari shprehet se të dy bashkë do të vijojnë të punojnë për të siguruar bukën e gojës.

Exit mobile version