Site icon

Si e flaku në rrugë gjyqtari Petraq Çurri kolegun e tij/ Gjyqtari Shpëtim Rreka u kap duke vjedhur dosje

Një ngjarje e pa zakontë  ka ndodhur në gjykatën e qytetit të Durrësit ku gjyqtari Petraq Çurri ka parandaluar një krim, i cili ishte duke u kryer nga ish-kolegu i po kësaj gjykate, gjyqtari Shpëtim Rreka.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli   në muajin shkur të vitit 2022, vendimin për shkarkimin e gjyqtarit të Durrësit, Shpëtim Reka. Vendimi i shkarkimit të Rekës u mor nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe anëtare Alma Faskjan.

Shpëtim Reka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Durrësit dhe ushakrkua në muajin shkurt të vitit 2022.

Por edhe pse i shkarkuar nga detyra në muajin shkurt të vitit 2022, ky gjyqtar në muajin mars pra një muaj mbasi ishte shkarkuar, ka shkuar në gjykatën e Durrësit me automjetin e tij të cilin e kishte parkuar në derën e mbasme të kësaj gjykate, aty ku shoqërohen dhe kalojnë personat e arrestuar,  dhe më pas gjyqtari Rreka kishte tentuar të hynte në zyrën e tij e tij në mënuyrë të fshehur.

Dyshohet se gjyqtari Shpëtim Reka, ka hyrë në gjykatë me të vetmin qëllim atë të vjedhjes së dosjeve, ose të manipulimit të tyre, pasi siç e kemi shpjeguar më lart, ky gjyqtar ka qënë i shkarkuar nga vetingu, dhe nuk ka pasur të drejtë të ishte në zyrë.

Por në gjykatë në atë momente ishte prezent gjyqtari tjetër po i kësaj gjykate, Petraq Çurri i cili menjëherë pasi ka konstatuar veprimet e paligjshme të ish kolegut të tij z. Reka ,ka njoftuar policinë private që merrej me ruajtjen e objektit, dhe më pas  ka urdhëruar që ish-gjyqtari Shpëtim Rreka, të nxirej jashët në rrugë pasi nuk ishte më gjyqtar i kësaj gjykate.

Exit mobile version