Site icon

Sinjale pozitive për ndeshjen ndaj Juventusit, lideri i Interit nis stërvitjet me grupin

Marselo Brozoviç është në garë me kohën për rikuperimin e tij, pasi Inzagi dhe i gjithë Interi presin që ai të jetë i disponueshëm për ndeshjen me Juven.

Kroati ka kryer ditën e djeshme një pjesë të stërvitjes me grupin, duke dhënë sinjale pozitive, por për të marrë një vendim për të, stafi do të presë edhe dy stërvitjet e mbetura deri të dielën.

As ai vetë dhe as trajneri nuk duan ta rrezikojnë me Botërorin kaq pranë dhe nuk do të nxitojnë për ta pasur në grup, duke marrë parasysh se Çalhanoglu po bën mirë në vendin e tij, por mundësia për të qenë i grumbulluar të dielën sa vjen e shtohet.

Nëse ia del, mesfushori do ta nisë padyshim nga stoli, me Inzagin që mund t’i ofrojë disa minuta në fund.

Exit mobile version