Matajs de Ligt nuk e ka mbajtur dot përbrenda zhgënjimin pas rezultatit befasues në Mançester (0-3), i cili nuk i jep shumë shpresa për kualifikim në gjysmëfinale të Champions-it.
“Loja foli qartë. Ajo se çfarë më djeg më tepër është dorëzimi pa kushte nga ana jonë. Vendësit u panë të karikuar që nga minutat e para, ama edhe ne e kishim shansin për të finalizuar me Musialën. Më pas ndodhi ajo skenë e paprecedentë.
E turpshme se si e humbën shpresën për të reaguar. S’kam pse të justifikohem, Siti tregoi se qëndron më lart se ne. Është koha të mbledhim veten dhe të shikojmë përpara”, përfundoi me nota ta larta trishtimi futbollisti më i shtrenjtë i merkatos verore në Mynih (67 milionë euro).