Kilië Mbape vazhdon të jetë temë aktuale në Madrid. Ose për të përjashtuar nënshkrimin e tij, siç bëri me dije “SER”, ose për të thënë se klubi i bardhë është ende shumë i interesuar për të. E vërteta është se brenda Realit nuk ka unanimitet për francezin. Ka një anë, si të thuash, që është kundër ardhjes së sulmuesit dhe një tjetër që është gati ta mirëpresë qershorin e vitit 2024.
Dallimet janë pjesërisht sportive, për shkak të shfaqjes së Bellingamit dhe pozicionit të Viniciusit dhe Rodrigos, shtruar këtu atë të Endrik.
Nëse Mbape vjen në Madrid, njëri del i tepërt. Kjo është ajo për ata që janë kundër ardhjes së tij. Por ata që janë pro, konsiderojnë se, ardhja e lojtarit do t’i jepte skuadrës më shumë potencial sulmues. Për ta, gjithnjë ka vend në ekip për lojtarët e mëdhenj.
FINANCAT – Por dallimet janë dhe ekonomike. Operacioni do të ishte shumë i shtrenjtë. Është e vërtetë se Mbape do të mbërrinte i lirë, por Reali do t’i paguante atij një bonus të majmë transferimi. Tani për tani, ai që fiton më shumë është Bellingam, rreth 10 milionë euro neto dhe Mbape kërkon më shumë.
Shumat janë raportuar dhe francezi do të fitonte rreth 35 milionë euro neto, sipas disa informacioneve. Kjo mund ndizte konflikte në dhomat e zhveshjes, për shkak të diferencës së madhe ekonomike midis Mbapesë dhe pjesës tjetër. Dhe pikërisht këtë nuk e duan disa sektorë të klubit të bardhë.
Të tjerët, ata që vënë bast mbi të, konsiderojnë se ardhja e francezit do të nënkuptonte rritje të të ardhurave për gjithçka që lidhet me lojtarin në nivel marketingu.
PARIS SG – Klubi i tij aktual vazhdon të përpiqet që Mbape të rinovojë kontratën e tij, që përfundon qershorin e ardhshëm. Klubi francez do të vendosë shumë para në tavolinë, që ai të pranojë të vazhdojë në Paris dhe të harrojë Realin.
PREMIER LIGA NË PRITJE – Ndërsa e gjithë kjo po ndodh në aksin Madrid-Paris, në Angli, ka shumë klube të vëmendshëm ndaj gjithçkaje që ndodh me Mbapenë. Sipas mediave britanike, Liverpuli, Siti, Çelsi dhe Njukasëlli janë gati të nënshkruajnë me të sapo ankandi të hapet.

