Site icon

Skandal: Bashkëshorti i sekretares së gjykatës së Elbasanit Alvisa Gashi është autori i plagosjes së kancelarit Ledio Sulkuqi

Mbrëmjen e  datës 10.04.2022 në një nga rrugicat afër Drejtorisë së Policisë së Elbasanit është përgjakur nga dhuna e ushtruar ndaj Kancelarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor.

Ledio Sulkuqi është goditur me mjete të forta në afërsi të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, ne nje nga rrugicat e lagjes ku banonte.Burime zyrtare bëjnë me dije se Kancelari është goditur me levë në trup nga persona të paidentifikuar.

Policia e konfirmon ngjarjen dhe  hetuar  për të zbardhur ngjarjen dhe  është identuifikuar autori por në mënyrë të çuditshme nuk po bënë ndalimin e tij.

Policia ka marrë pamjet filmike të të gjithë zonës për  të bërë të mundur identifikimin e autorit të këtij krimi dhe mbas kqyrjes së këtyre pamjeve filmike rezulton se është bashkëshorti I një sekretareje.

Sekretarja ushtron detyrën e saj në gjykatën e Elbasanit dhe quhet Alvisa Gashi. Nuk dihen akoma motivet për rrahjen barbare të kancelarit  Ledio Sulkuqi, I cili  është goditur me mjete të forta në afërsi të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

Kancelari Ledio Sulkuqi është dërguar në spitalin rajonal te Elbasanit  ku kamar mjekime dhe më pas është transferuar më banesën e tij dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Theksojmë se Sulkuqi është goditur disa herë me levë në trup nga persona që tashmë janë të identifikuar port ë pa arrestuar.

Theksojmë se Sulkuqi është goditur disa herë me levë në trup, duke marrë plagë të rënda, ndërsa në rrugë dallohen qartë edhe njollat e gjakut. Ngjarja ka ndodhur sapo kancelari i Gjykatës ka dalë nga një bar-kaf, jo më larg se 100 metra nga Drejtoria e Policisë së Elbasnit.

Ajo që është e kriminale është fakti se përse ky autor nuk është ndaluar nga e organit të  akuzës dhe policia.

Exit mobile version