Një efektiv i policisë së Dibrës është marë i pandehur nga Prokuroria e këtij qyteti, por pavarësisht komunikimit të akuzës zyrtare, punonjësi i policisë vijon të jetë ende në detyrë.Bukurosh Zagradi, është vënë nën akuzë për veprën penale të plagosjes së lehtë me dashje, pasi ka dhunuar duke i shkaktuar dëmtime trupore komshien e tij, shtetasen Emrije Muça.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2020, por tashmë hetimet ndaj punonjësit të policisë janë mbyllur dhe çështja është dërguar për shqyrtim gjyqësor në gjykatë, ku pritet që në datën 15 shtator 2021, palët të përballen në gjykatë.Ndaj punonjësit të policisë, Bukurosh Zagradi, nuk është marrë asnjë masë për pezullimin e tij nga detyra deri në përfundim të procesit gjyqësor.Zagradi vijon të jetë ende në detyrë, pavarsisht se e kanë pezulluat, duke ushtruar presion dhe ndikuar tek çështja, falë edhe uniformës së Policisë së Shtetit që mban veshur.
Nga ana tjetër rezulton se Bukurosh Zagradi, është informator i “SHISH” sipas publikimeve në faqen e Telegram, “Homeland Justice” apo “Drejtësia e Atdheut” ata kanë publikuar një listë të gjatë me të gjitha të dhënat e punonjësve të Shërbimit Informativ Shqiptar aty ku bën pjesë dhe I pandehuri më sipër.
Pjesë e të dhënave janë emrat, funksioni që kryejnë, email-et dhe numrat e telefonit të pjesës më të madhe të këtyre punonjësve. Për herë të parë dalin edhe emrat e punonjësve të SHISH që punojnë në drejtorinë e kundërzbulimit.
Por ajo që bije më shumë në sy është fakti se pjesë e punonjësve të “SHISH” janë dhe persona me precedent penal, të cilët në vënd të hetohen dhe të dënohen afrohen në gjirin e SHISH, duke dhënë informacione të cilat një zot e di se për cfar arsye do të përdoren.