Site icon

Skandal: Krimi i organizuiar Bajri–Lici lobojnë në “KPA” për gjyqtarin e apelit shkodër Fuat Vjerdha/ ja se si firmosën dhe fallcifikuan peticionin me 6000 firma.

Pak ditë më parë publikuam se si gjyqtari Vjerdha ,është  rikthyer  në detyrë në krye të Gjykatës së Apelit Shkodër, me vendim të Komisionit të Pavarur i Apelimit (KPA), i cili ka kthyer  pas vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin e tij.

Gjyqtari i apelit Shkodër  është shprehur se në KPA përveç dosjes me 40 faqe, ka dorëzuar dhe peticionin me më shumë se 6000 firma nga qytetarët kryesisht nga Shkodra.

Sipas tij, opinioni i publikut ishte i domosdoshëm për të dëshmuar të kundërtën e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili argumentonte në vendimin e shkarkimit se gjyqtari Vjerdha kishte cenuar besimin e publikut te drejtësia.

Sipas gjyqtarit Fuat Vjerdha theksoi se a “Kam bërë një ankim prej rreth 40 faqesh, dhe kam gjetur ato paragrafë të vendimit (KPK) të pabazuara në prova dhe të pabazuara në ligj. Ai vendim ka ardhur në kundërshtim në konkluzionin e arritur nga KLD-ja sa i përket profesionalizmit.

Por si është e vërteta e peticionit me më shumë se  6000 firma nga qytetarët kryesisht nga Shkodra të cilët kanë qënë vendimtar në konfirmimin e tij në detyrë?

Gjyqtari Vjerdha,  jo vetëm se ka cënuar besimin e publikut, por  ka falsifikuar 50% të nënshkrimeve të 6244 shtetasve  të depozituara në “KPA”, institucioni  i cili në mënyrë të verbër,  i ka marë në konsideratë këto nënshkrime, pa kryer më parë një hetim të thelluar për personat që kanë nënshkruar këtë peticion të falsifikuar.

Nga informacionet që janë mbledhur nga ana e portalit tonë, nënshkrimet   e  6244 shtetasve  të depozituara në “KPA”,  50%  e tyre janë të falsifikuara dhe 50% janë të firmosura nga persona të cilët kanë qënë pjesë e krimit të organizuar.

Nga informacionet që kemi mbledhur kemi konstatuar se 6000 firma nga qytetarët kryesisht nga Shkodra të cilët kanë qënë vendimtar në konfirmimin e tij në detyrë, janë mbledhur nga Krimi I organizuar në bashkpunim që janë fisi Bajri dhe fisi Lici.

Fisi Bajri dhe fisi Lici kanë firmosur personalisht në peticion dhe antarët e bandave të tyre, unanimisht kanë vendosur që gjyqtari Vjerdha, të konfirmohet në detyrë, të cilën ai e ushtron edhe tani në bazë të këtij peticioni të falsifikuar.

Dosja “Bajri” e ngritur me shumë bujë nga njësia “Task-Forcë” e ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, tashmë është katandisur në një çështje me akuza fare të lehta në drejtësinë e shkodrës të përfaqsuar nga zejtari Fuat Vjerdha, dhe së shpejti në këmbim të favoreve të kryera nga ky fis (peticioni) do të mbyllet.

Exit mobile version