Site icon

Skandal: Shefi i rendit Gjirokastër Klaudio Minxha, informator dhe i rekrutuari i “SHISH”

Skandalet nuk kanë fund në shqipëri, hakerat Iranianë kanë publikuar mbrëmjen e së mërkurës të tjera të dhëna të marra në sistemet shqiptare të SHISH.

Në faqen e tyre në Telegram, “Homeland Justice” apo “Drejtësia e Atdheut”  ata kanë publikuar një listë të gjatë me të gjitha të dhënat e punonjësve të Shërbimit Informativ Shqiptar.

Pjesë e të dhënave janë emrat, funksioni që kryejnë, email-et dhe numrat e telefonit të pjesës më të madhe të këtyre punonjësve. Për herë të parë dalin edhe emrat e punonjësve të SHISH që punojnë në drejtorinë e kundërzbulimit.

 

Por ajo që bije më shumë në sy është fakti se pjesë e punonjësve të “SHISH” janë dhe një numër jo i vogël oficerësh policie gjyqësore  të cilët janë të rekrutuarit e “SHISH”  të cilët japin informacione për aktivitetin e policisë së shtetit.

 

Një prej këtyre punonjëve është dhe shefi i rendit Gjirokastër Klaudio Minxha,  i cili është informator dhe i rekrutuari i  “SHISH” , kjo referuar listës që kanë publikuar  hakerat Iranianë në faqen e tyre në Telegram, “Homeland Justice” apo “Drejtësia e Atdheut”

Në vijim do të publikojmë se cili kryetar gjykate apeli është njëkohësisht informator dhe i rekrutuari i  “SHISH”

Exit mobile version