Site icon

Skandali i “malokes” Genta Bungo/Reagon kreu i shoqatës Drejtësi për Drejtësi

Deri tani nuk kemi asnjë reagim publik nga asnjë deputet që përfaqëson veriun ndaj shprehjeve denigruese të Genta Bungos. Në rastin në fjalë nuk kemi të bëjmë me një sharje të zhargonit të përditshëm malok.

Skandali qëndron se shprehja një malok më pak në sistemin e drejtësisë tregon shumë.

Këtë shprehje denigruese e thotë një zyrtare e lartë e vendit.

E thotë pikërisht një zyrtar që duhet të kontrollojë gjyqrarët dhe prokurorët.

E thotë një zyrtare e vettingut që ka marrë votat e 140 deputetëve. Ka marrë edhe votat e deputetëve që përfaqësojnë veriun.

E thotë një zyrtare që merr pagën më të lartë në vend.

E thotë një zyrtare që po mburret në çdo raport ndërkombëtar për reformën në drejtësi në Shqipëri.

E thotë një zyrtare që mbrohet nga kushtetuta, nga qeveria, nga diplomatët, nga garda.

E thotë një zyrtare që mbrohet nga heshtja e turpit që po bëjnë deputetët që përfaqësojnë veriun.

Shkruan Trenova në Facebook

Nga kontaktet telefonike që pati redaksia e in-front.org, ai paralajmëroi se do të depozitoj kallzim penal, për veprën penale ndikim i paligjshëm dhe shpërdorim detyre në SPAK kundër komisioneres Genta Bungo.

 

Exit mobile version