Site icon

Skandali me kompaninë LUFRA/ Salca e kosit niseshte e gjallë

Në një eksperiment kimisti, i cili e ka postuar videon në rrjetet sociale, na bën vërtet të mendojmë se çfarë fshihet pas atyre që hamë…

Videoja provon nëse produktet e bulmetit që konsumojmë kanë përmbajtje niseshteje ose jo. Produkti i radhës që është vënë në test është salca e kosit e kompanisë Lufra.

Kimisti hedh mbi produktin disa pika jod i cili provon nëse në përmbajtjen e salcës së kosit të Lufrës ka përmbajtje niseshteje. Nëse produkti merr ngjyrë blu, eksperiementi vërteton teorinë…

Në video pasi disa pika jod aplikohen mbi salcën e kosit të kompanisë Lufra, shihet qartë se ajo merr ngjyrë blu të errët…

Në përbërësit e specifikuar niseshteja nuk është e specifikuar dhe produkti shitet sikur është i prodhuar me qumësht lope.

Në këtë rast kemi të bëjmë me një rast flagrant të mashtrimit të konsumatorit nga ana e kompanisë LUFRA, e cila ka fshehur përbërësit në produktin që u shet qytetarëve.

ËSHTË E DETYRUAR ME LIGJ TË DEKLAROHET dhe e drejtë e konsumatorit të dijë se çfarë konsumon. Në këtë rast kemi të bëjmë me shkeljen e të drejtës së informimit të klientëve me mos-përcaktimin e niseshtesë në produktin e kompanisë LUFRA.

Prodhuesi mban përgjegjësi në prodhim, etiketim dhe tregtim të produktit që shet. Në etiketë është detyrim paraqitja me korrektesi e përbërësve të produktit. Për niseshtenë në produkte, konsumatori ka të drejtë të jetë i informuar për atë që konsumon, në të kundërt AKU duhet të vendosë sanksione dhe të aplikojë gjoba ndaj kompanisë që ushqen shqiptarët me niseshte dhe ua shet atë si qumësht lope.

Përpos shkeljes së ligjit, është dëmi që u sjell ky produkt i kësaj kompanie shëndetit të konsumatorit shqiptar.

Exit mobile version