Site icon

Skema / Lorenc Tandilli sekseri që mbledh paratë për Blendi Gonxhen për testet e praktikës tek patentat

SPAK arrestoi tre ditë më parë 32 policë në Morinë, të përfshirë në korrupsion dhe shërdorim detyre, pasi u merrnin ryshfet qytetarëve për shërbime të ndryshme dhe kalime të paligjshme.

Një ditë më pas, Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin më të zi për korrupsionin në Shqipëri.

Sipas DASH, “korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe zyrtarët e përfshinë në praktika korruptive nuk ndëshkohen”.

Po le të ndalemi tek një praktikë konkrete korrupsioni.

Vetëm disa qindra metra larg SPAK-ut, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, ka ngritur dhe zbaton hapur një skemë korrupsioni të ‘fitimit’ të patentës me para.

Aktualisht, Blendi Gonxhja ia ka besuar Lorenc Tandillit zbatimin e skemës së korrupsionit të kalimit të testit të praktikës nga kursantët, në këmbim të parave.

Një kusant paguan 100 mijë lekë të vjetra për të marrë testin e praktikës. Më shumë se sa gjysma e kursantëve paguajnë tarifën e korrupsionit për të futur patentën në xhep.

“U regjistrova tek Autoshkolla Laze. Për të kaluar testet e teorisë dhe praktikës më kërkoi 300 mijë lekë shtesë. Kur shkova për të bërë provat, vetëm sa ndeza formalish makinën. Parkimi , që është pjesa më e vështirë për mua, nuk e bëra fare, pasi kisha paguar 100 mijë lekë. Erdhi Lenci me dosjen, ku ishte shënuar se kisha kaluar me sukses”, tha për Prapaskenën një kursante e regjistruar në autoshkollën e Behar Lalez.

Paratë që mbledh shefi i praktikës, Lorenc Tandilli, shkojnë tek Blendi Gonxhja, një nga drejtorët më të akuzuar për korrupsion në Shqipëri, i cili merr edhe para publike me kompaninë e tij Albarent.

Vetë Lenci dhe shokët e tij janë nën presion nga Gonxhja për të plotësuar tarifën javore të mbledhjes së parave.

Dhe korrupsioni pothuajse publik me patentat është vetëm një nga linjat e aferave të Blendi Gonxhjas.

Tenderat klientelistë, falsifikimet, mbulimi i autoshkollave që nuk plotësojnë kriteret, ryshfeti për licencat e transportit, dhënia e disa shërbimeve me koncension etj., janë vdisa nga linjat e tjera të korrupsionit në DPSHTR.

Nga ana tjetër, Blendi Gonxhja, krahas funksionit zyrtar, merr para publike me kompaninë e tij ‘Albarent’ (Nipti: K92108006A), me objekt dhënie makina me qira, nën administrimin e gruas së tij, Elda Gonxhe.

Nga ana tjetër dyshime të forta se Gonxhja ka përfshirë të birin, Dante Gonxhe, pas projektit ‘Retro Albania’ që financohet nga DPSHTR.

Projekti ‘Retro Albania’ besohet se është një nga linjat kryesore të vjedhjes së parave. Dyshohet se të birin Gonxhja e ka përfshirë edhe në koncesionin për pistën ‘Auto Moto Park’ në Elbasan.

Në çdo vend normal të botës një zyrtar i tillë do të ishte ndëshkuar penalisht, por Blendi Gonxhja vijon avazin, duke sfiduar çdo ditë SPAK dhe barazinë para ligjit.

Exit mobile version