Site icon

Spaleti po ndryshon skemë”, Pioli thirrje për kampionatin para Champions-it: Nëse luajmë si Milan s’na ndalin

Tashmë vëmendja e tij është te ndeshja e së premtes mbrëma kundër Empolit. Sfida vlen për një vend mes katër të parave në fund të sezonit, por edhe për moralin pasi paraqitjes pozitive në stadiumin “Maradona”. Një tjetër do t’i orientonte kuqezinjtë me më shumë besim drejt përballjes së dyfishtë me ekipin e Sapeltit në Ligën e Kampioneve. Sidoqoftë, 57-vjeçari preferon t’i marrë ndeshjet me radhë e këtë e ka theksuar edhe një herë gjatë një interviste.Si ishte rikthimi në stërvitje pas së hënës pushim?

Periudha ka për të qenë e ngarkuar dhe pa pushimin që nevojitej, sidomos pas provës cilësore ndaj Napolit. Luajtëm shumë mirë, por duhet të mendojmë menjëherë për Empolin, pasi në kampionat nuk na lejohet ta gabojmë më.

I druheni hutimit nga ndeshja e së mërkurës në Champions?

Kemi një ndeshje të premten, pastaj do të fokusohemi te Napoli. Na presin ndeshje me intensitet, sepse nëse nuk fitojmë me Empolin do të çonim dëm suksesin në “Maradonna”. Për të luajtur përsëri në Champions nevojitet që të mbyllim sezonin mes katër të parave, ndaj kujdes të premten.

Çfarë do të veçonit nga qasja ekipore në Napoli?

Shfaqëm shumë dëshirë dhe vendosmëri, dy përbërës që nuk duhet të na mungojnë kurrë, ashtu si dëshira për të sakrifikuar. Kur luajmë me këto cilësi atëherë edhe ndeshjet janë si ajo ndaj Napolit. Dhamë 120 për qind dhe kështu duhet të vijojmë në 2 muajt e ardhshëm.

Do të luani përsëri me skemën 4-2-3-1?

Është momenti i duhur për të vijuar me skemën tonë kryesore. Ndaj Napolit ishim të rrezikshëm, sepse interpretuam mirë jo vetëm rolet, por aspektin taktik. Personaliteti është thelbësor dhe më vjen mirë që kjo skemë ua nxjerr edhe më shumë në pah lojtarëve të mi.

Mendoni se Spaleti do t’ju studiojë që t’ju krijojë vështirësi në Champions?

Dy çerekfinalet do të jenë shumë të ndryshme nga ajo që u pa në kampionat. Spaleti mund të ndryshojë gjithçka, por edhe ne do të duhet të zhvillojmë variantet tona.

Exit mobile version