Site icon

Spanja në alarm/ Pas shpërthimit në ambasadën ukrainëse, zbulohet një tjetër letër-bombë

Autoritetet në Spanjë janë në alarm, pas gjetjes së një tjetër letre-bombë, e ngjashme me atë që shpërtheu pranë ambasadës ukrainase.

Forcat spanjolle të sigurisë gjetën një pajisje të tretë shpërthyese të fshehur në një paketë të dërguar në bazën e forcave ajrore në Torrejon de Ardoz jashtë Madridit, raportoi gazeta ‘El Mundo’ këtë mëngjes.

Dy letra-bomba u gjetën të mërkurën drejtuar ambasadës ukrainase në Madrid dhe një prodhuesi armësh në Zaragoza, në veri të Spanjës, tha policia. I pari shpërtheu duke i shkaktuar lëndime të lehta një zyrtari ukrainas.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:10 të së mërkurës. Një punonjës i ambasadës hapi zarfin, pa ditur që brenda ndodhej eksploziv.

Exit mobile version