Site icon

Specialisti i muskujve i përkeqësoi dëmtimin, tifozët hedhin dyshime për portierin Menja

Ndeshjen e tij të fun dit me fanellën e Milanit e luajti 18 shtatorin e kaluar (kundër Napolit) dhe disa ditë më pas u dëmtua me Francën. Në pesë muaj distancë, Majk Menja nuk dihet se kur do të rikthehet. Sipas “Il Corriere della Sera”, faji nuk do të ishte te stafi mjekësor i Milanit dhe as të atij të kombëtares franceze.Thuhet se për të përshpejtuar rikuperimin në kuadër të Kupës së Botës në Katar, Menja i besoi një fizioterapisti francez, ekspert i njohur si “Magjistari i muskujve”, i cili megjithatë do të kishte kompromentuar shërimin e portierit, që u ndal përsëri më 18 tetor për shkak të një dëmtimi në të njëjtën pulpë.

Me t’i thënë lamtumirë Botërorit, rikthimi dukej i mundur pas ndalesës së kampionatit, por probleme të reja në Dubai: jo një tjetër dëmtim, por një përgjigje e pamjaftueshme ndaj ngarkesave të punës ngadalësoi gjithçka dhe data e rikthimit po rrëshqet sërish.

Tashmë objektivi është 8 marsi, dita e ndeshjes së kthimit me Totenhemin, por ndërkohë vazhdon “misteri” Menja.

SPEKULIMET E TIFOZËVE Ndërkohë që Menja punon për t’u rikthyer, tifozët nëpër rrjete sociale kanë nisur me hamendësimet.

Për shumë prej tyre mungesa e portierit ngjason me atë të El Sharauit, për të cilin thuhej se kishte pësuar frakturë në gishtin e këmbës.

Një version i pakonfirmuar kurrë, por që duket se tani i është “qepur” edhe mungesës së Menjasë.

Exit mobile version