Site icon

Stanisiçi i vuri kapak shumë dilemave, Nagelsman: Edhe 5 ndeshje si kjo dhe dalim kampionë

Bajern Mynih do të siguronte biletën e kthimit për në fazën çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Djemtë e Nagelsmanit do të tregoheshin cinikë në duelin e kthimit, duke ia lënë topin miqve nga Parisi.Trajneri 35-vjeçar përpara këtij takimi do të diskutohej jo pak për zgjedhjen e guximshme, duke vendosur në pozitën e titullarit nga krahu i djathtë një emër të panjohur kur vjen fjala tek eksperienca dhe përgjegjësia e Josip Stanisiçit. Gjithashtu Julian nuk do ta ndalte euforinë, duke i kërkuar ndihmë të tijve me të njëjtën paraqitje edhe në vijim, e cila do t’i kurorëzonte.

MOTIVIMI- “Nëse sillemi me të njëjtin emocionalitet dhe dëshirë si në ndeshjen e fundit, atëherë rrugëtimin drejt suksesit e kemi në dorën tonë. Pra formulën e kemi gjetur, mjafton ta prezantojmë edhe të ruajmë trendin e motiveve të mësipërme”, shprehej i kënaqur Nagelsmani.

SURPRIZA-“Jo të gjithë besuan se Josipi do të tregonte temperament pët t’u admiruar ndaj kundërshtarëve të klasit botëror. Ja që e bëri më së miri detyrën e mbrojtësit të djathtë dhe ia largoi dyshimet mbi prezencën në duelet me kaq impakt. Unë kam besuar se Stanisiçit i nevojitej kohë dhe durim për të treguar potencialin e vërtetë dhe kualitet që ai mbart. Kjo sfidë i vuri kapak shumë dilemave, mes tyre dhe interpretimi i lojës së 22-vjeçarit”.

LOJA-“Fillimi i lojës na e bëri të vështirë interpretimin e saj, pasi miqtë u përpoqën të na impononin tempin e lojës dhe dha efekte negative në organizimin tonë. Gjithsesi me kalimin e minutave filloi të bjerë edhe trysnia e PSG-së, e cila u pasuar në produktivitetin tonë në kuadratin e Donarumës. Fraksion i së dytës mbarti më vete edhe qartësinë, përkthyer me dy gola. Nga jashtë mund të evidentohet si gabim i prapavijës rivale, por ishte presioni ynë me forca të shumta në zonë që krijoi rrjedhën e tillë”.

ZËVENDËSIMET-“Gnabri dhe Knaselo e vërtetuan se çfarë janë të aftë të konkretizojnë, pavarësisht minutazhit. Jam me fat që kam një ekip, i cili funksionin jo vetëm në bazë të 11-shit startues”, përfundoi Nagelsman. Duhet thënë se Zhoa së bashku me Gnabrin kanë qëndruar në hije duelet e fundit nga përzgjedhjet e Julianit.

Exit mobile version