Site icon

Statistika për gjysmëfinalen/ Lacio, “macja e zezë” e Interit në Superkupë

Interi ka fituar dy ndeshjet e fundit të luajtura kundër Lacios dhe nuk ka arritur tre suksese radhazi kundër bardhekaltërve që nga periudha midis majit 2008 dhe majit 2009 (një në Kupën e Italisë dhe dy në Serinë A në atë rast).

– Interi dhe Lacio janë përballur dy herë në Superkupën e Italisë, me dy fitore për lacialët: 4-3 në shtator 2000 dhe 2- 1 në gusht 2009. Klubi kryeqytetas është i vetmi që ka mundur zikaltrit dy herë në këtë kompeticion.

– Interi e ka sjellë në shtëpi trofeun në dy rastet e fundit në të cilat ata kanë luajtur në Superkupën e Italisë, në 2022- shin dhe 2023-shin. Megjithatë, zikaltrit nuk kanë arritur kurrë tre suksese radhazi në kompeticion (gjithashtu dy midis 2005 dhe 2006).

– Të teta ndeshjet e luajtura nga Lacio në Superkupën e Italisë përfunduan brenda kohës së rregullt. Bardhekaltrit kanë fituar 5 herë, duke përfshirë dy më të fundit, dhe kanë humbur 3 herë.

– Interi është skuadra italiane me më shumë fitore në të gjitha kompeticionet në 23/24 (19 nga 27 ndeshje të luajtura) dhe ajo me më shumë gola të shënuar në total (58, mesatarisht mbi dy për ndeshje).

– Lacio ka arritur 5 suksese radhazi duke marrë parasysh të gjitha kompeticionet (me tre ndeshje me portën e paprekur). Bardhekaltrit nuk kanë arritur 6 fitore radhazi që nga periudha midis dhjetorit 2019 dhe janarit 2020, kur Simone Inzagi ishte në stol.

– Ndër skuadrat në pesë ligat më të mira europiane, Interi është skuadra që ka marrë më shumë penallti në favor duke marrë parasysh të gjitha kompeticionet në 23/24: 13, të paktën katër më shumë se çdo ekip tjetër (PSG dhe Çelsi me 9). Zikaltrit kishin fituar vetëm 7 penallti në të gjithë sezonin 22/23.

– Dy fitoret e fundit të realizuara nga Lacio në Superkupën e Italisë ishin me Simone Inzagin në stol (2017 dhe 2019). Trajneri i zikaltërve, i cili ka fituar dy herë trofeun edhe me Interin, mund të bëhet ai me më shumë suksese në kompeticion, nëse arrin të ngrejë trofeun këtë sezon (nga 4 kanë edhe Fabio Kapeli dhe Marçelo Lipi).

– Lautaro Martinez dhe Çiro Imobile kanë shënuar nga 2 gola në Superkupën e Italisë dhe deri më tani vetëm 5 lojtarë kanë bërë më mirë: Del Piero, Shevçenko, Eto dhe Tevez me 3 gola, Dibala me 4.

– Felipe Anderson ka shënuar 7 gola kundër Interit me fanellën e Lacios, duke marrë parasysh të gjitha garat, të paktën dy më shumë se ndaj çdo kundërshtari tjetër. Dopieta e parë me bardhekaltrit erdhi kundër zikaltërve më 21 dhjetor 2014.

Exit mobile version