Site icon

Statistikat interesante të Inter-Bolonja/ E mërkura e mallkuar, por zikaltërit i besojnë… “Giuseppe Meazza”-s

Interi dhe Bolonja nuk kanë barazuar në Serinë A që nga 19 shtatori 2017 dhe që prej asaj kohe janë regjistruar gjashtë fitore të zikaltërve dhe tri të kuqebluve. Në fakt që prej 2018-ës, zikaltrit kanë humbur më shumë ndeshje vetëm kundër Lacios (4) dhe Juventusit (6).

Interi ka shënuar nëntë gola në dy ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Bolonjës në kampionat duke marrë dy fitore.

 Interi nuk ka fituar kurrë kundër Bolonjës në dy ndeshjet e luajtura të mërkurën në kampionat (1 F, 1 H); skuadra kuqeblu është në fakt vetëm një nga katër skuadrat kundër të cilave zikaltrit nuk kanë arritur asnjë sukses këtë ditë të javës së bashku me Mantovën (1 B), Palermon (1 B) dhe Parmën (1 B, 2 H).

 Bolonja ka fituar tri ndeshjet e fundit në kampionat dhe hera e fundit që ka arritur në katër fitore radhazi ishte në maj 1967 (gjashtë në atë rast).

 Interi ka mbajtur portën e paprekur në 5 nga 7 ndeshjet e fundit në shtëpi në kampionat dhe vetëm Juventusi ka një rekord të tillë që nga java e fundit e kampionatit të shkuar.

 Bolonja fitoi ndeshjen e fundit në transfertë në kampionat, kundër Monzës dhe nuk e ka shmangur kurrë humbjen për dy ndeshje radhazi këtë sezon. Për më tepër kuqeblutë nuk kanë pasur dy fitore radhazi jashtë shtëpisë që nga nëntori 2021.

 Nga njëra anë, Bolonja është skuadra që ka humbur më shumë pikë nga situatat e avantazhit në këtë sezon (14), kurse nga ana tjetër Interi është një nga dy skuadrat, me Monzën, që nuk ka rikuperuar asnjë pikë pasi e ka gjetur veten në disavantazh gjatë këtij kampionati.

Exit mobile version