Site icon

Stoli i Nagelsman vazhdon të jetë në pikëpyetje, Oliver Kahn jep përgjigjen mbi të ardhmen e gjermanit

CEO i Bajern Mynihut, Oliver Kahn, e ka bërë të qartë në intervistën gjatë takimit PlzenBajern se ai nuk ka dyshim mbi punën dhe përvojën e Julianit. Deklarata vjen në formë “mburoje” ndaj 35-vjeçarit, i cili ditët e fundit është vënë në shënjestër nga Rumenige dhe Hënes.

Dyshja e fundit pohonte se “Nagelsmanit i duhet ende kohë për të qenë trajner i suksesshëm”.

53- vjeçari është shprehur i bindur mbi punën e trajnerit të klubit bavarez: “Julian ka cilësi të pabesueshme si trajner. Ka shumë trajnerë më të vjetër se ai, por që nuk e kanë vizionin dhe suksesin e tij, prandaj nuk mendoj se krahasimi i ditëve të fundit është me vend për të. Ne jemi plotësisht të bindur në aftësitë e tij dhe së shpejti do ta vërtetojmë në arritjen e objektivave se Julian ka qenë zgjedhja më e mirë e kryer nga bordi drejtues mbi pasuesin e Flikut”, përfundoi Oliver.

Exit mobile version