Site icon

Studenti 21-vjeçar humb jetën tragjikisht, rrëshqet pasi hipi në majë të kullës për të parë Romën

Një student francez, 21 vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga kulla Santa Bibiana në Romë, nga një lartësi prej 20 metrash.

Mësohet se studenti 21-vjeçar së bashku me dy shokë u ngjitën në kullë për të parë pamjen e Romës nga lart, kur ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë.

Policia është duke hetuar shkaqet e aksidentit. Hetuesit kanë marrë në pyetje 2 shokët e viktimës për të rindërtuar ngjarjen.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ishte aksidentale. Nuk përjashtohet mundësia që djemtë të kishin konsumuar alkool.

I riu ndodhej në Romë për arsye studimi, sipas TgCom.

Exit mobile version