Site icon

Sulm me thikë në shkollë, 2 vajza në gjendje të rëndë

Një burrë i armatosur me thikë ka sulmuar një shkollë në Gjermani, duke plagosur rëndë të paktën dy vajza.

Ngjarja ka ndodhur në Illerkirchberg, në jug të Ulm, në Baden-Wuertteberg.

Sipas Bild, dy adoleshentë të moshës 13 dhe 14 vjeç u dërguan në spitalin e urgjencës me lëndime të rënda.

Sulmi ndaj dy adoleshentëve ndodhi gjatë rrugës për në shkollë, shkruan gazeta.

Sulmuesi iku në një qendër pritjeje refugjatësh menjëherë pas kësaj, por është e paqartë nëse ai jetonte në ndërtesë.

Policia ka rrethuar vendin dhe nuk ka lejuar askënd të largohet, duke u ndalur me sa duket edhe sulmuesi. Hetimet janë në vazhdim.

Exit mobile version