Site icon

Sulmi “barbar” i Top Channel ndaj prokurorit Ervin Karanxha/ KLP dhe ILD në heshtje

Edhe pse pritet dhe një reagim nga KLP dhe ILD, në lidhje me sulmet e  ndërmarra nga Ben Blushi nëpërmjet Top Channel, ndaj prokurorit Karanxha heshtja ka kapluar sistemin e drejtësisë. Vetem pak dite  më parë prokurori Ervin Karanxha i ka drejtuar një letër Këshillit të Lartë të Prokurorisë lidhur me një çështje tepër delikate duke kërkuar që emri i tij të mos përbaltet pa fakte për interesa të fshehura.

Ai sulmohet padrejtësisht në mënyrë konstante nga media televizive “Top Channel”, e cila ushtron presion në mënyrë të vazhdueshme, pothuajse çdo ditë. Pra dukshëm në mes luhet interesa të fshehura.

Të gjithë këto sulme vijnë si rezultat i ushtrimit të funksionit si prokuror. Kjo vihet re qartë edhe në fotot e mëposhtme ku vërtetohet sulmet personale ndaj prokurorit për një kohë të gjatë.

Televizioni TOP CHANNEL, në datën 31.03.2021 ka transmetuar si lajm emisionin Top Story, ku cënohet rëndë figura dhe integriteti i tij si person.

Në datën 13.04.2021, ora 21:11 është botuar përsëri si shkrim nga Top Channel “Tre Karanxhat e sistemit të drejtësisë”.

Nuk përfundon me kaq pasi edhe në datën 14.04.2021, në edicionin e lajmeve TOP CHANNEL është transmetuar përsëri një kronikë si lajm me titull “Prokurori Karanxha drejt shkarkimit?! Për milionat e mbajtura në shtëpi, Vettingu shkarkoi bashkëshorten.”

Karanxha akuzohet për shkak se vetëm bëri detyrën e tij dhe firmosi dosjen për të marrë si të pandehur kreun e demokratëve Lulzim Basha, me akuzën për “Falsifikim të Formularëve”. Pikërisht këtu qëndron problemi. Çuditërisht pas kalimit të 2 vjetëve nga ky vendim, në kohë fushate zgjedhore, ushtrohet sulm dhe presion i pastër politik ndaj prokurorit në kundërshtim me ligjin, me qëllim cënimin e pavarësisë dhe paanësisë së Prokurorëve në dhënien e drejtësisë.

Gjatë letrës prokuror nënvizon faktin se gjatë ushtrimit të funksionit të tij ka zbatuar me korrektësi ligjin penal material dhe procedural, pa u ndikuar nga asnjë subjekt politik ose nga sulmet botës së krimit të organizuar.

Pra po synohet përhapjen e lajmeve të rreme ndaj prokurorit dhe ndaj familjarëve të tij me qëllim për të ulur dinjitetin e tij dhe të familjes për arsye politike dhe personale.

Në konkluzion të këtyre fakteve Karanxha pretendon me të drejtë, një reagim nga Këshilli i lartë i Prokurorisë në lidhje me këtë presion të padrejtë politik të ushtruar ndaj prokurorit dhe të afërmve të tij në kohën e fushatës zgjedhore nga Televizioni “TOP CHANNEL”.

Exit mobile version