Site icon

“Sulmi me armë në një shkollë 9-vjeçare ishte inskenim”/ Konspiracionisti amerikan dënohet nga gjykata! Duhet t’i paguajë 965 mln dollarë dëmshpërblim familjarëve

Konspiracionisti dhe gazetari Alex Jones duhet të paguajë 965 milionë dollarë dëmshpërblim pas pretendimeve se sulmi në shkollën “Sandy Hook” në vitin 2012, ishte një mashtrim.

Familjet e tetë viktimave dhe një agjent i FBI-së që iu përgjigj sulmit, kishin kërkuar të paktën 550 milionë dollarë në gjyqin për shpifje në Connecticut.

Ata pretenduan se keqinformimi i drejtuesit të radios së krahut të djathtë çoi në kërcënime me vdekje për një dekadë. Njëzet fëmijë dhe gjashtë të rritur u vranë në shkollën fillore Sandy Hook.

Jones, i cili themeloi faqen e internetit të ngarkuar me konspiracion dhe talk shoë Infoëars, argumentoi për vite se masakra ishte një komplot i “inskenuar” i qeverisë për të marrë armë nga amerikanët dhe se “askush nuk vdiq”.

Ai tani pranon se sulmi ishte “100% i vërtetë”, një prononcim që ai bëri në gusht në një gjyq të veçantë për shpifje në Teksas.

Ndërsa vendimi u lexua të mërkurën në Ëaterbury, Connecticut – rreth 20 milje (32 km) nga vendi i të shtënave të vitit 2012. Gjyqi tre-javor u shënua nga dëshmi emocionale nga një sërë prindërsh

Exit mobile version